Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti mbajti një konferencë virtuale me përfaqësuesit e Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare nga 25 shtete të ndryshme të botës (SHBA, Evropë dhe Australi).
Kryeministri Hoti theksoi se nga qershori i këtij viti, Qeveria ka arritur të kursejë dhe realizojë një buxhet prej rreth 365 milionë euro për pakon emergjente dhe pakon për rimëkëmbjen ekonomike. Ai qartësoi se nga pakoja për rimëkëmbje ekonomike prej 87 milionë euro, mbështetje financiare direkte kanë përfituar 36 mijë e 679 biznese me 206 mijë e 582 punëtorë.
Kryeministrit Hoti paralajmëroi fillimin e përgatitjeve për pakon e re për rimëkëmbje ekonomike në vlerë prej 182 milionë euro, për vitin 2021. Po ashtu bazuar në rekomandimet e asociacioneve të biznesit, ai tha se Qeveria do të shqyrtojë edhe ndryshime të tjera, përkatësisht një pako të re fiskale gjatë vitit 2021.






