LAJME

Rritja e rasteve me Covid, SHKK merr masa të reja për stafin dhe të burgosurit

Rritja e rasteve me Covid, SHKK merr masa të reja për stafin dhe të burgosurit
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Gusht 2021, 12:12

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar për masat e reja kundër Covid-19, që do të vlejnë për burgjet në Kosovë.

Sipas SHKK-së, secili pjesëtar i stafit, i cili punon në institucione korrektuese dhe nuk është i vaksinuar, nga data 23 gusht 2021, për të hyrë në punë, obligohet që çdo 7 ditë të sjell test RT-PCR, jo më të vjetër se 72 orë, ose test rapid jo më të vjetër se 48 orë.

Poashtu masat e reja vlejë edhe për të burgosurit.

Secili i burgosur, i pavaksinuar, pas daljes nga institucioni, qoftë për vizitë në familje, gjykatë, trajtim mjekësore apo çfarëdo nevoje tjetër, pas kthimit do të karantinohet për 7 ditë; Secili i burgosur i pavaksinuar, i cili pranohet në institucione korrektuese, do të karantinoren për 7 ditë dhe në ndërkohë do ti mundësohet vaksinimi brenda kësaj periudhe.

Njoftimi i plotë:

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika