Ky raport është hartuar në bazë të kërkesës dhe nevojës nga shfrytëzuesit,
përfshirë institucionet shtetërore dhe shfrytëzuesit e ndryshëm. Të dhënat e
prezantuara në këtë raport janë të dhëna, që do t’u ndihmojë vendimmarrësve në
orientimin e politikave të tyre dhe në planifikimin e mënyrave më efektive në
mbajtjen dhe motivimin e punonjësve. Ky publikim është rishikimi i të dhënave të pagës mesatare në Kosovë 2012 – 2019 të publikuar në Qershor 2020. Në kalkulimin e pagës mesatare në nivel të
vendit ishte bërë një lëshim teknik dhe profesional. Ne duke i’u falënderuar
shfrytëzuesve të të dhënave që kanë bërë identifikimin e gabimeve është bërë
tërheqja e publikimit. Me qëllim të rritjes së cilësisë, është kërkuar që të bëhet
verifikimi i secilës të dhënë të rishikuar.
Niveli i pagës është një e dhënë e rëndësishme, jo vetëm për organizatat, që e
shfrytëzojnë si bazë për të bërë ndryshime (rritje/ulje), por njëherit është edhe
tregues shumë i rëndësishëm për investitorët e rinj dhe çelës apo instrument
tërheqës për të marrë kandidatë më të mirë.
Kur një organizatë është e përbërë nga njerëz të aftë dhe të motivuar nuk
mungojnë edhe sukseset. Strukturat e pagave janë pjesë e domosdoshme e
menaxhimit efektiv por janë edhe faktorë bazë dhe shtytës të zhvillimeve. Për
qasje më të lehtë të shfrytëzueseve, në këtë raport është dhënë paga mesatare
bruto dhe neto.
Raporti përmban te dhënat për vitin 2019 derisa janë paraqitur të dhënat edhe
për vitet 2012-2018 si qasje e vazhdueshme. ASK-ja planifikon që ti publikojë
rregullisht të dhënat për pagën mesatare në nivelin me të ulët edhe sipas
sektorëve ekonomikë.
Ndarja e nivelit te pagave është bere për tre (3) sektorët si me poshtë:
Sektorin Publik (Administrata),
Sektorin Privat, dhe
Ndërmarrjet publike