LAJME

Rritja e numrit të rasteve, qendra për testet rapide do të punojë gjatë gjithë javës në Prishtinë

Rritja e numrit të rasteve, qendra për testet rapide do të punojë gjatë gjithë javës në Prishtinë
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Janar 2022, 10:35

Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjarë në Prishtinë, Bujar Gashi, ka njoftuar se nga data 20 janar, Qendra e Studentëve  në Prishtinë, ku bëhen testet rapide-antigjen, do të punojë shtatë ditë në javë, nga ora 08:00 deri në orën 18:00.

“Ky vendim është marrë në përgjigje të rritjes së numrit të qytetarë që kërkojnë të testohen me testet rapide antigjenike”, tha Gashi, transmeton Klankosova.tv.

Vendi po përjeton rritje të rasteve me koronavirus, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 720 raste të reja.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika