- Reklama -

Rritet vlera e kredive, bizneset kërkojnë ulje të normave të interesit

Vlera e kredive të tjera deri në gusht të këtij viti, ka shënuar rritje prej 8.3 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Prej tyre, 832.7 milionë euro, janë kredi që janë të destinuara për korporata jo-financiare, thonë për Radio Kosovën zyrtarë nga Shoqata e Bankave të Kosovës.

Ekonomia dhe bizneset në Kosovë, vazhdojnë të varen nga kreditë bankare.

- Reklama -

Shoqata e Bankave të Kosovës, në një përgjigje elektronike për Radio Kosovën thonë se vlera e kredive të tjera deri në gusht të këtij viti ka arritur në një shifër prej 1 milion e 421.9 milionë euro. Kjo shifër është shënuar me një rritje të konsiderueshme prej 8.3 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022.

Siç theksohet në përgjigje nga Shoqata e Bankave të Kosovës, 832.7 milionë euro, ose rreth 58.6 për qind e kësaj shifre, janë kredi që janë të destinuara për korporata jo-financiare.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, thotë për Radio Kosovën se bizneset vazhdojnë të përballen me norma të larta të interesit, andaj dhe rrezikshmëria për moskthim të kredive, po bënë që shumë biznese që të pasivizojnë aktivitetin e tyre.

“Humb mbështetja financiare nga bankat komerciale të cilat janë tepër të shtrenjta, vështirohet mundësia e kthimit të kredive, vështirësohet mundësia e pagesës së tatimeve të ndryshme që rrjedhin nga dita kur regjistrohen, mungesa edhe punëtorëve është tashmë evidente dhe mos mbështetja e institucioneve shtetërore  ndaj operatorëve të ndryshëm”, tha ai.

Sipas drejtuesve të Aleancës Kosovare të Biznesit, gjatë këtij viti në Kosovë janë mbyllur rreth 2 mijë biznese për arsye të ndryshme, në shumë raste si pasojë e pamundësisë së kthimit të kredisë./rtk/

 

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort