- Reklama -

Rritet vlera e Edon Zhegrovës në tregun e transferimeve

Anësorit të Kosovës, Edon Zhegrova, i është rritur çmimi për dy milionë euro sipas përditësimit të fundit të Transfermarkt.

Në muajin nëntor 2022, futbollisti i Lille kushtonte pesë milionë euro, ndërsa aktualisht, me përditësimin e bërë më 27 mars 2023, vlera e tij është shtatë milionë euro.

- Reklama -

Çmimi i 23-vjeçarit është rritur dukshëm prej se nënshkroi me ekipin e Ligue 1 nga Baseli në janar të vitit 2022.

Në vijim është një infografikë që tregon kurbën e ngritjes së çmimit të anësorit të djathtë ndër vite.

Ndryshe, Zhegrova dhe bashkëlojtarët e tij te Kosova, sonte (e martë) në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë zhvillojnë ndeshjen e dytë të fazës kualifikuese për ‘Euro 2024’ kundër Andorrës.

Dardanët luajtën baras në sfidën e parë në udhëtim te Izraeli dhe kanë një pikë në Grupin I, ku udhëheqin Zvicra dhe Rumania me nga tri pikë.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Trepça – Bashkimi

Në ”Pallatin e Rinisë dhe Sporteve” në Prishtinë, po...

S’ndalet Bashkimi, pritet të përforcohet edhe me një lojtar të huaj

Skuadra e Bashkimit shumë shpejtë mund të sjellë një...

Mundësi çeçen i cili e përfaqëson Shqipërinë fiton medalje të bronztë botërore në Beograd

Mundësi i Shqipërisë, Zelimkhan Abakarov ka arritur tjetër sukses...

Nxënësit e QK “11 Marsi” shpallen kampionë republikanë në Ping Pong

Me një paraqitje të shkëlqyer dhe përkushtim të jashtëzakonshëm,...

“Shqiponjat fluturojnë përsëri” – Bad News Eagles konfirmojnë rikthimin

Bad News Eagles po rikthehen zyrtarisht dhe këtë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort