LAJME

Rritet për 1 cent çmimi i naftës e benzinës

Rritet për 1 cent çmimi i naftës e benzinës
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Maj 2026, 09:20

Pas tri ditësh kur çmimet e naftës, benzinës e gazit nuk lëvizën në Kosovë, të shtunën ato kanë ndryshuar.

Nafta e benzina më 2 maj do të shiten për nga 1 cent më shtrenjtë se të premten.

Sipas Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë një litër naftë sot do të mund të shitet për maksimum 1.69 euro.

Çmimi i benzinës po ashtu për një 1 cent më shtrenjtë, me 1.48 euro. Kurse gazi vazhdon të jetë njëjtë me 0.85 euro për litër.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika