- Reklama -

Rritet numri i turistëve të huaj që vizitojnë Kosovën, këto janë vendet prej nga vijnë

Numri i turistëve të huaj të cilët vizitojnë Kosovën, është rritur nga viti në vit.

- Reklama -
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), gjatë  muajit maj të këtij viti numri i turistëve të huaj të cilët kanë vizituar Kosovën është 37 mijë e 300, apo 19,3 për qind më shumë se në të njëjten periudhë  të vitit paraprak, e që ishte 31 mijë e 268 vizitorë të huaj.

Ndërkaq numri më i madh i vizitorëve të huaj është nga Shqipëria, Gjermania, Turqia dhe Zvicra.

“Në maj 2025, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) në hotele ishte 61 931, prej tyre 39,7%, ishin vendorë dhe 60,2% ishin të jashtëm. Krahasuar me muajin maj të vitit 2024 (sa ishin 51 568 vizitorë) kishte rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në hotele për 20,1%”, thuhet në raportin e ASK-së.

Ndërkaq numri i net-qëndrimeve ishte 144 265, prej tyre 50,1% nga vendorët dhe 49,8% nga të huajt.

 Numrin më të madh të vizitorëve të brendshëm në hotele e ka rajoni i Pejës me 8 451 vizitorë dhe me 31 137 net-qëndrime.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort