Numri i turistëve të huaj të cilët po vizitojnë Kosovën është rritur dukshëm. Vetëm gjatë muajin nëntor të vitit 2024, krahasuar me muajin nëntor 2023, numri i vizitorëve ka pasur rritje për 19.9 për qind. Ndërsa netqëndrimet e tyre kanë pasur rritje për 7.5 për qind.
Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK) në nëntor të vitit 2023 numri i vizitorëve të huaj ishte 23 mijë 982. Ndëkaq në nëntor të vitit 2024 numri i vizitorëve të huaj që vizituan Kosovën, ka qenë 32 mijë e 232.





