LAJME

Rritet numri i produkteve serbe që futen në Kosovë, kolona në Merdare është me kilometra

Rritet numri i produkteve serbe që futen në Kosovë, kolona në Merdare është me kilometra
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Tetor 2024, 09:56

Ditë më parë qeveria e Kosovës hoqi masën e sigurisë ndaj produkteve që hyjnë nga Serbia përmes pikës kufitare Merdare.

Ky ndryshim erdhi me zotimin se do bëhet kontroll i shtuar deri sa të pajisen me skanerët e teknologjisë së lartë.

Megjithatë, përgjatë këtyre ditëve është vërejtur fluks i madh i maunave që presin radhën për të hyrë nga Serbia për në Kosovë.

Mungesa e skanerëve ka bërë që të krijohen kolona të gjatë të kamionëve për t’iu nënshtruar procedurave për kontroll të detajuar.

Kujtojmë se Kosova ka ndalur importet nga Serbia pas arrestimit të tre policëve kosovarë nga forcat serbe, tensioneve në veri dhe dyshimeve se nëpërmjet mallrave janë futur ilegalisht armë, vitin e shkuar.

Masa e sigurisë më pas u ndryshua duke u lejuar importimi i lëndës së parë dhe gjysmë produkteve të nevojshme për prodhim final.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika