LAJME

Rritet numri i mërgimtarëve që po vijnë në Kosovë

Rritet numri i mërgimtarëve që po vijnë në Kosovë
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Dhjetor 2023, 16:51

Është shtuar fluksi i udhëtarëve në  Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Mërgimtarët po kthehen në Kosovë, për festat e fundvitit.

Por thonë se pas 1 Janarit janë gati t’i presin familjarët e tyre nga Kosova. Ata shprehen të gëzuar që kosovarët do të udhëtojnë pa viza dhe se nuk do të mungojë mikëpritja e tyre për ta.  Mikëpritje kjo e cila siç thonë ata, nuk u ka munguar kurrë kosovarëve brenda dhe jashtë vendit.

Por në Aeroportin e Prishtinës,  nuk kishte vetëm mërgimtarë që ktheheshin në atdhe. Kishte dhe nga ata që shkonin nga Kosova, që festat e fundvitit t’i kalonin së bashku me fëmijet e tyre në gurbet.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika