LAJME

Rritet numri i lindjeve në QKUK, 200 më shumë se sa në vitin e kaluar

Rritet numri i lindjeve në QKUK, 200 më shumë se sa në vitin e kaluar
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Korrik 2022, 10:05

Në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në gjashtë muajt e parë të vitit 2022, u kryen 4 mijë e 379 lindje, 200 më shumë se sa në vitin e kaluar për të njëjtën periudhë kohore.

Në 1 mijë e 623 raste lindjet u kryen me intervenim kirurgjik.

Nga numri i përgjithshëm i lindjeve, 2 mijë e 344 foshnje janë meshkuj dhe 2 mijë e 160 foshnje tjera janë femra.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Sipas raportit të punës për periudhën janar- qershor, u regjistruan 111 lindje me binjakë dhe 7 lindje me trinjakë./Indeksonline/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika