LAJME

Rritet numri i aksidenteve në Kosovë, vetëm në 24-orët e fundit ndodhën 120

Rritet numri i aksidenteve në Kosovë, vetëm në 24-orët e fundit ndodhën 120
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Gusht 2024, 08:20

Ditëve të fundit në Kosovë është rritur numri i aksidenteve në komunikacion, ku vetëm në 24-orët e fundit kanë ndodhur 120 aksidente.

Policia ka njoftuar se 32 aksidente kanë qenë me persona të lënduar, ndërsa 88 prej tyre kanë qenë vetëm me dëme materiale.

Brenda 24-orëve të fundit, policia ka shqiptuar edhe 2355 tiketa trafiku, për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Policia në vazhdimësi është duke bërë thirrje që shoferët të respektojnë rregullat e trafikut.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika