LAJME

Rritet koha e pritjeve në pikat kufitare të Kosovës

Rritet koha e pritjeve në pikat kufitare të Kosovës
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Gusht 2025, 10:29

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat, duke bërë të ditur se koha e pritjeve në pikat kufitare të Kosovës, është rritur.

Në pikëkalimin kufitar të Dheut të Bardhë, bazuar në të dhënat e QKMK-së, pritjet për të hyrë në vend vijojnë deri në 40 minuta, derisa për të dalë 1 orë.

Në Muçibabë po pritet deri në gjysmë ore për të hyrë në Kosovë, derisa pikat tjera kufitare kanë fluks më të ulët të pritjeve

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika