Fluksi i ardhjes së mërgimtarëve në Kosovë ka nisur të rritet me intensifikimin e sezonit të pushimeve verore. Vetëm gjatë ditës së sotme, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë pritet të aterojnë rreth 60 aeroplanë nga destinacione të ndryshme ndërkombëtare.
Pjesa më e madhe e fluturimeve pritet të vijnë nga Zvicra, Gjermania, Turqia dhe Austria, vende ku jeton një numër i madh i komunitetit shqiptar jashtë vendit.





