LAJME

Rritet fitimi i bankave komerciale në Kosovë

Rritet fitimi i bankave komerciale në Kosovë
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Nëntor 2021, 17:13

Sipas raportit të Bankës Qendrore të Kosovës, rezulton se bankat komerciale në vend kanë shënuar rritje të fitimeve.

Fitimi neto i sektorit bankar të Kosovës, u rrit në 90.1 milionë euro nga 57.2 milionë euro sa ishte në nëntë muajt e parë të vitit 2021.

Banka Qendrore ka bërë të ditur, se portofoli i tepricës së kredive të bankave të Kosovës arriti në 3.6 miliardë euro në fund të shtatorit, me 12% rritje nga viti në vit.

Depozitat u rritën në 4.7 miliardë euro në fund të shtatorit, me 15% rritje. Shifrat përfshijnë rezultatet financiare të 11 bankave.

“Raiffeisen Bank” dhe “ProCredit Bank”, janë bankat më të mëdha në Kosovë për sa i përket shumave.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika