• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Wednesday, October 4, 2023
TV Prizreni
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
TV Prizreni
No Result
View All Result
Home EKONOMI

Rritet çmimi i naftës, ankohen qytetarët

tvprizreni by tvprizreni
September 17, 2023
in EKONOMI, LAJME
0
0
SHARES
132
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rritja e çmimit të karburanteve nuk ka të ndalur këto ditë në vendin tonë. Në tregun e Kosovës një litër naftë ka arritur deri në 1.56 euro ose 10 centë më shumë se një javë më parë. Këtë rritje të çmimeve të derivateve nuk e kanë mirëpritur qytetarët e hiç më pak edhe taksitë, derisa nga Shoqata e Naftëtarëve kjo ngritje arsyetohet me rritjen e çmimeve në bursë.

Qytetari nga Prishtina, Enver Mulani, tha se rritja e çmimit të naftës është e papërballueshme, derisa shton se çmimet janë ngritur e rrogat e punëtorëve në Kosovë janë të ulëta.

“Më i shtrenjti në rajon është te ne në Kosovë, po ankohemi çka me bo nuk kemi në dorë asgjë. Më herët ka qenë deri 1, 40 euro litri, tash 1,59 euro është ngritur, nuk është në rregull aspak. Papunësi e madhe e shtrenjtim, çdo artikull është ngritur, çmimet janë shkuar lartë e rrogat kanë mbetur poshtë, por nuk ka zgjidhje, pa e vozit veturën nuk po ki zgjidhje”, tha Mulani, raporton KP, transmeton Klankosova.tv.

Po ashtu edhe Rexhep Latifi, i cili punon taksist, shprehet i shqetësuar me rritjen e çmimeve të karburanteve.

Sipas tij, me standardin e jetesës në Kosovë, çmimi i naftës nuk është aspak në rregull.

“Po të tregoj kështu drejt, çmimi naftës nuk na konvenon për me paga sa i kemi, edhe këtu p.sh. taksisti, po bie fjala, prej orës 10:00 qëndron këtu dhe ende nuk kam vozitë asnjë pasagjer. Çmimi i naftë është i shtrenjtë… Me kushte tona është e shtrenjtë, por këta e dinë prapë se si duhet, unë si qytetar për vete po flas është çmim katastrof” tha Latifi.

Qytetari Naser Sylejmani thotë se çmimet e naftës po rriten çdo ditë dhe shton se kjo po i kushton shumë në xhep.

“U mbyten me çmime, çdo ditë ka ngritje, nuk e di kur bëhet stabiliteti tyre, po na kushton po nuk po kemi zgjidhje pa udhëtuar” u shpreh Sylejmani.

Edhe kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani ka pranuar se këto ditë ka ngritje të çmimeve të karburanteve.

Sipas tij, çmimet janë përafërsisht për diesel 1.47 euro deri 1.55 euro për litër, ndërsa, benzina 1.46 euro deri 1.51 euro.

Ai në një përgjigje me shkrim thotë për KosovaPress se çmimi i naftës në Kosovë po rritet sipas çmimeve në bursa.

“Ne këtë javë që shkoj kemi pas rritje te çmimit te derivateve në berzë dhe reduktim te prodhimit nga organizata prodhuese OPEC. Çmimi i derivateve për standardin tonë, për qytetarët tonë është i lartë, çmimi real për qytetarët tanë kishte me qenë 1 euro por kjo nuk varet nga ne po as nga qeveria, çmimin e përcakton berza dhe organizata prodhuese OPEC. Qytetarët tanë janë duke u furnizuar me çmime më të lira në regjion. Dhe kemi pas një rritje te lehtë të çmimeve. Për çmimet në ditët në vijim çfarë çmime do te kemi nuk mundemi të paragjykojmë se po ka lëvizje të mëdha ne tregje ndërkombëtare dhe berza” tha Berjani.

Download Premium WordPress Themes Free
Premium WordPress Themes Download
Free Download WordPress Themes
Download WordPress Themes
lynda course free download
download huawei firmware
Download WordPress Themes Free
free download udemy course
Previous Post

Policet e Kosovës parakalojnë në Paradën e Kombeve në Zelandë të Re

Next Post

Presidentja Osmani udhëton për në SHBA, merr pjesë në punimet e Asamblesë së OKB-së

Next Post
Mbi 180 të burgosur i drejtohen Presidentes që t’ua falë dënimet

Presidentja Osmani udhëton për në SHBA, merr pjesë në punimet e Asamblesë së OKB-së

Të Fundit

Hill: Më vjen keq që u bombardua Serbia në vitin 1999

Hill: Kriza e fundit nuk do të thotë se duhet të injorohet krijimi i Asociacionit

October 4, 2023
Bankat shtrenjtojnë normat e interesit e rrisin fitimet e tyre

Investimet direkte në Kosovë arrijnë mbi 443 milionë euro për 7 muaj

October 4, 2023
Rama: Pagat e mjekëve specialistë më të larta se në Kosovë

Rama: Kosova është një pikë e nxehtë, NATO duhet ta rivendosë kontrollin në Veri

October 4, 2023
Ndalohet prodhimi dhe përdorimi i disa lloje të qeseve në Kosovë

Ndalohet prodhimi dhe përdorimi i disa lloje të qeseve në Kosovë

October 4, 2023
TV Prizreni

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kategoritë

  • ARGËTIM
  • EKONOMI
  • FAMILJE
  • LAJME
  • OPINIONE
  • PRIZRENI ME RAJON
  • RAJONI DHE BOTA
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
  • VENDI

Të Fundit

Hill: Më vjen keq që u bombardua Serbia në vitin 1999

Hill: Kriza e fundit nuk do të thotë se duhet të injorohet krijimi i Asociacionit

October 4, 2023
Bankat shtrenjtojnë normat e interesit e rrisin fitimet e tyre

Investimet direkte në Kosovë arrijnë mbi 443 milionë euro për 7 muaj

October 4, 2023
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.