LAJME

Rritet çmimi i biletës së autobusit në linjën Prizren – Prishtinë

Rritet çmimi i biletës së autobusit në linjën Prizren – Prishtinë
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Mars 2022, 14:14

Në vazhdën e rritjes së çmimeve është rritur edhe çmimi i biletës së autobusit në linjën Prizren – Prishtinë. Nga katër euro sa ishte deri më tani, është bërë pesë euro, raporton TV Prizreni.

Ky lajm është bërë i ditur nga njëra prej kompanive që funksionon çdo ditë në relacionin nga Prizreni për në Prishtinë. Kompania “Bashkimi Reisen” veçse ka njoftuar se linja Prishtinë – Prizren dhe anasjelltas tani e tutje çmimin e biletës së udhëtimit  bëhet 5 euro.

Njoftimi i plotë :

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika