Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, ka deklaruar se viti 2021 ka qenë i suksesshëm në mbledhjen e të hyrave buxhetore dhe në luftimin e kontrabandës. Ai ka deklaruar se janë konfiskuar mallra të shumta e janë parandaluar shumë raste, duke bërë që kjo të ndërlidhet edhe me rritjen e të hyrave.
“Janë rritur kontrollet kufitare, jo t’i pengojmë bizneset legjitime, por të pengojmë biznesin ilegal. Gjatë këtij viti kemi konfiskuar mallra të shumta, kemi parandaluar shumë raste, rritja e të hyrave ndërlidhet edhe me luftimin e kontrabandës. Nëse bie kontrabanda rriten të hyrat, nëse rritet kontrabanda atëherë bien të hyrat. Shpresojmë se edhe në këtë një muaj e gjysmë sa ka mbetur të shkojë mirë. Mbledhja e të hyrave është e domosdoshme sepse nënkupton më shumë buxhet për qytetarët”, ka thënë ai në SOT të KTV-së.
Stavileci ka theksuar se më problematike në luftimin e kontrabandës janë pjesa veriore e vendit, Dheu i Bardhë në Gjilan dhe Vërmica në afërsi të Shqipërisë, kjo sipas tij për shkaqe politike





