Spitali i Përgjithshëm në Prizren ka njoftuar që shërbimet polmologjike janë rritur dhe gjithsej ka 45 shtretër, 6 mjekë e specialist, pulmolog dhe 11 infermierë.
Me këtë rast, pacientëve iu ofrohet shërbimi i duhur mjekësor, ambulantor dhe spitalor, diagnostifikimi dhe trajtimi i sëmundje pulmonare, si: pneumonitë, kërcinoma e mushkërive, bronkitet, turbekuloza dhe patologji tjera.
Po ashtu nga faqja zyrtare e spitalit bëhet e ditur se krahasuar me vitin e kaluar ku ishin hospitalizuar 465 pacientë, me gjithsej 4828 ditë shërimi në periudhën janar-shtator 2023 janë hospitalizuar 507 pacientë, me 4589 ditë shërimi.
Kurse nga shërbimet diagnostike është rritur shërbimi i bronkoskopisë, ku gjatë këtij viti (janar-tetor 2023) janë bërë 70 bronkoskopi, apo 27 më shumë se vitin 2022 gjithsej 43 bronkoskopi.
- Reklama -