LAJME

Rriten ndjeshëm gjobat në trafik, ligji hynë në fuqi të mërkurën

Rriten ndjeshëm gjobat në trafik, ligji hynë në fuqi të mërkurën
TV Prizreni
TV Prizreni
31 Mars 2024, 15:00

Bazuar në Ligjin e ri për rregullat e trafikut, që hynë në fuqi nga data 3 prill, do të rriten ndjeshëm gjoba për shkelësit e rregullave në komunikacion. Sipas Ligjit të ri, gjobat për kundërvajtje të ndryshme në trafik do të rriten  nga 100 deri në 500.

Nga 3 prilli (e mërkurë), Policia e Kosovës do të shqiptojë gjoba të reja, deri në 500 euro për kundërvajtje të ndryshme në trafik,  përfshirë edhe heqjen e pikëve dhe ndalimin e drejtimit të automjetit.

Në një intervistë për Radio Kosovën, drejtori i Komunikacionit Rrugor në Policinë e Kosovës, Jeton Rexhepi thotë se përmes këtyre ndryshimeve, synohet rritja e sigurisë rrugore për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

“Gjoba për rrypinë e sigurisë është 150 euro. Përdorimi i telefonit, nëse ndalohet për herë të parë shoferi dënohet me 100 euro, për herë të dytë 200 euro, ndalesë 3 muaj dhe minus 2 pikë negative, dhe nëse ndalohet më tepër se dy herë, gjoba është 500 euro, 6 muaj e ka të ndaluar drejtimin e automjetit dhe minus 3 pikë. Tejkalimi me ligj të ri është 200 euro dhe 3 muaj ndalim të drejtimit të automjetit dhe 2 pikë negative”, tha ai.

Këto ndryshime që pritet të hyjnë në fuqi, nuk do të ulin numrin e aksidenteve, thotë për Radio Kosovën, eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj.

“Totalisht është e humbur rruga e masave preventive për siguri më të madhe në Kosovë. Nëse e marrim ne këtë sikur janë përcaktuar gjobat herën e parë, kaq, herën e dytë, herën e tretë e herën e katër, duhet me pas një softver goxha të fortë për 600-700 mijë shoferë”, theksoi ai.

E për disa qytetarë që intervistojë Radio Kosova, këto rregulla janë të mirëseardhura. Madje ata thonë se si pjesëmarrës të trafikut që janë, le t’i ndëshkojnë edhe ata nëse i shkelin rregullat.

“Gjobat nuk më duken të larta, si ngasëse e makinës qe 18 vite, nuk e kam sigurinë sot me dal në rrugë me qetësinë më të plotë”, tha ai.

Ndryshe,  ndër masat e shqiptuara pas 3 prillit është edhe konfiskimi i targave për ato automjete që janë të paregjistruara në afatin pas 30 ditësh dhe dënim me 500 euro gjobë, për mospërdorimin e helmetës gjoba është 100 euro dhe shumë kundërvajtje të tjera./RTK/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika