LAJME

Rriten çmimet e naftës për 1 cent dhe të benzinës për 2 centë

Rriten çmimet e naftës për 1 cent dhe të benzinës për 2 centë
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Maj 2026, 07:23

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimin tavan për derivatet e naftës për të shtunën. 

Çmimi tavan për një litër naftë është 1.61 euro, një cent më shtrenjtë se të premten.

Çmimi i benzinës do të shitet për 1.52 euro për litër, dy centë më shtrenjtë se të premten. Ndërkohë që çmimi i gazit do të shitet për 0.76 euro.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika