Trendi i rritjes së çmimeve në Kosovë ka vazhduar edhe në ditët e para të muajit mars. Këtë e dëshmon ASK-ja përmes përditësimit të tabelave, ku tregon për çmimet mesatare të disa prej produkteve në vend.
Siç shihet në tabelën e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), këto ditë ka pasur rritje të çmimit të makaronave, miellit, kafes, çajit dhe produkteve të tjera.
Nga 94 centë sa kushtonin 500 gram të makaronave, çmimi i tyre është rritur në 1 euro e 2 centë. Çmimi i miellit të grurit nga 3 euro e 54 centë sa ishte ditë më parë, është rritur në 3 euro e 81 centë.






