Udhëtarët që qarkullojnë në linjën ndërkombëtare Kosovë–Austri do të përballen me çmime më të larta të biletave, si pasojë e rritjes së kostove të operimit.
Sipas operatorëve, vendimi është marrë për shkak të shtrenjtimit të karburanteve dhe situatës ekonomike. Çmimet e reja kanë hyrë në fuqi nga 23 marsi 2026 dhe vlejnë për të gjithë transportuesit në këtë linjë.






