- Reklama -

RrGK inkurajon Policinë e Kosovës për hetimin e lokaleve ku dyshohet se po ndodh prostitucion i detyrueshëm

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) përmes një komunikate për media thotë se me shqetësim ka përcjellur lajmet e fundit mbi numrin e madh të lokaleve të masazheve, në të cilat ka dyshime të bazuara se është duke ndodhur trafikim me qenie njerëzore si dhe prostitucion i detyrueshëm – të dy këto dukuri të cilat prekin dhe dëmtojnë më së shumti gratë dhe vajzat.

RrGK thotë se shumë vajza dhe gra mund të kenë qenë pre e trafikantëve, transmeton Telegrafi.

- Reklama -

“Bazuar në komunikatën Policisë së Kosovës të datës 2 korrik, mbi planin operativ “Masazha 21”, RrGK inkurajon Policinë e Kosovës që të vazhdojë me këtë plan, i cili ndikon drejtpërsëdrejti në përmirësimin e mirëqenies së grave dhe vajzave në Kosovë, si dhe luftimin e padrejtësive dhe diskriminimit gjinor ndaj tyre.

Marrë parasysh pjesëmarrjen e ulët të grave dhe vajzave në tregun e punës, si dhe gjendjen e rënduar ekonomike për shumicën prej tyre, gratë dhe vajzat kanë më shumë gjasa që të jenë pre e trafikantëve dhe mashtrimeve të tilla. Po ashtu, shtojmë këtu se dhuna ndaj grave mbetet ndër format më të shprehura të dhunës që prek gratë, e megjithatë, fatkeqësisht mbetet ndër krimet më pak të ndëshkueshme në vend”, thuhet në reagim.

Tutje, në njoftim thuhet se “RrGK mbështet këtë aksion të Policisë së Kosovës, si dhe shprehim gatishmërinë ta ndihmojmë atë në çfarëdo forme, duke pasur parasysh punën dhe ekspertizën tonë dekadëshe për përmirësimin e kushteve të jetës për gratë dhe vajzat në Kosovë”. /Telegrafi/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort