LAJME

Rreziku nga orteku i borës, mbyllet Qendra e Skijimit në Brezovicë

Rreziku nga orteku i borës, mbyllet Qendra e Skijimit në Brezovicë
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Shkurt 2022, 11:15

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Qendra e Skijimit në Brezovicë është mbyllur sot për visitor, për shkak të rrezikut nga ndonjë ortek bore.

Në njoftimin e policisë thuhet se pas të reshurave atmosferike dhe rrezikut që u kanoset qytetarëve nga ndonjë ortek bore, Qendra e Skijimit në Brezovicë është mbyllur gjatë ditës së sotme.

“Patrullat e policisë do të jenë tek udhëkryqi i rrugës që qonë për në Qendrën e Skijimit në Brezovicë dhe tek laura ku fillon Parku Nacional ‘Sharr’ dhe do të ndalojnë të gjitha automjetet e vizitorëve”, thuhet në njoftim.

Policia ka deklaruar se ky njoftim është bërë me qëllim që të mos shkaktohen pengesa dhe bllokim i komunikacionit.

Njoftimi i plotë nga policia:

Njoftim

Nga Qendra e Skijimit në Brezovicë jemi njoftuar se, shkak i të reshurave atmosferike dhe rrezikut që u kanoset qytetarëve nga ndonjë ortek bore, Qendra e Skijimit në Brezovicë është mbyllur sot për vizitor.

Patrullat e policisë do të jenë tek udhëkryqi i rrugës që qonë për në Qendrën e Skijimit në Brezovicë dhe tek laura ku fillon Parku Nacional “Sharr” dhe do të ndalojnë të gjitha automjetet e vizitorëve.

Ky njoftim bëhet me qëllim që mos të shkaktohen pengesa dhe bllokim i komunikacionit.

Lusim shoferët e automjeteve që të respektojnë udhëzimet e policisë!

Qytetarët do të njoftohen me kohë, pasi të jenë krijuar kushtet për vizitë atje.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika