Komuna e Prizrenit ka njoftuar se ndërtimi i rrethrotullimit rrugor në lagjen Arbana (magjistralja Prizren-Gjakovë) është në përfundim e sipër.
Njoftimi i plotë:
- Reklama -
Në përfundim e sipër ndërtimi i rrethrotullimit rrugor në lagjen Arbana (magjistralja Prizren-Gjakovë), që do ta zgjidhë problemin e qarkullimit të automjeteve dhe do ta përmirësoj sigurinë në këtë zonë të Prizrenit.
Ky rrethrotullim do të ofrojë mundësi të lëvizjes më të shpejtë dhe më të efektshme për automjetet si dhe do ta zvogëlojë rrezikun e aksidenteve të trafikut në këtë lagje mjaftë të frekuentuar.
- Reklama -