Për momentin janë mbi një miliard Iphone në përdorim dhe analistët thonë se kjo do të rritet edhe më shumë.
Apple thotë se ata arritën shifrën një miliard në vitin 2016, mirëpo ata nuk dhanë llogari për iPhone-ët e nxjerrë nga përdorimi, shkruan “Independent”.
Në një postim së fundmi eksperti i Apple Neil Cybartt tha se sipas llogarisë së tij, Apple ka kaluar shifrën e një miliard përdoruesve muajin e kaluar.
Cybartt u shpreh se: “13 vite pas daljes në treg, dhe këta telefona mbeten të përhershëm për përdoruesit”.





