Sot do të mbahet afati i dytë i Provimit të Maturës Shtetërore. Sipas njoftimit të MASHTI-t, në afatin e dytë, testimit do t’i nënshtrohen rreth gjashtë mijë e 700 maturantë në 68 qendra të testimit, kurse do të angazhohen rreth 200 komisionerë.
Kurse, bëhet e ditur se duke pasur parasysh situatën me pandeminë, në çdo klasë do të sistemohen nga 15 nxënës, teksa kërkohet që të respektohen masat kundër COVID-19.
“Në koordinim me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe me shkollat, MAShTI ka bërë të gjitha përgatitjet për organizimin e këtij provimi. Në çdo bankë do të sistemohet nga një nxënës ndërkaq, në çdo klasë do të lejohen më së shumti 15 maturantë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.





