Ministri i Financave, Hekuran Murati, në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë, ka thënë se deri tani si ministri kanë pranuar rreth 60 aplikime që të heqin dorë nga shtesat prej 100 eurove që qeveria ka ndarë për fundvit.Ai ka thënë se sot, përveç që do të dalin paga për punonjësit shtetëror do të ekzekutohen edhe shtesat e njëhershme në vlerë prej 100 euro për fëmijët 0-16 vjeç dhe pensionmarrësit.
“Kemi bërë përgatitje edhe mjetet janë ndarë. Dhe jemi duke bërë përgatitje që të provojmë që gjatë ditës sot të bëjmë edhe ekzekutimin e shtesave. Përveç pagave që do të ekzekutohen sot për punonjësit publik dhe shtesat do të dalin. Ne si ministri po bëjmë të pa mundurën që ta përmbyllim vitin suksesshëm”, tha Murati.Po ashtu, ai njoftoi se për të mos marrë këto mjete përmes formularit kanë bërë kërkesë rreth 60 persona.
“Sa i përket formularit që kemi prezantuar ka qenë si rrjedhojë e kërkesave që kanë qenë. Kemi dashur që të ofrojmë mundësin që dikush që nuk dëshiron t’i marr të ketë mundësinë të refuzoj. Me sa kam informatë kanë qenë 60 aplikime të pranuara. Bëhet fjalë për një numër të vogël minimal”, tha ai.