Interesimi i qytetarëve për t’u pajisur me pasaportë pas liberalizimit të vizave është rritur dukshëm. Në agjencinë për regjistrim civil thonë se këto ditë kërkesat kanë arritur numrin, deri në 4 mijë.
Liberalizimi i vizave nga 1 Janari, ka bërë që të rritet edhe interesimi qytetarëve për pasaportë.
Në agjencinë për Regjistrim Civil, thonë se këto ditë është shënuar rekord i kërkesave për pasaportë.
“Në këto ditë e fundit, më 29 dhjetor, dje dhe sot, kemi rritje shumë ma të madhe, dikun shifrat sillen rreth 4 mijë.. ne kemi pasaporta te mjaftueshëm, kemi diku rreth 80 mij pasaporta në stok, mirëpo procesi i prodhimet nuk mundet me nxan hapin që me prodhu brenda afatit për shkak kërkesave që janë në rritje, se ne kemi ngrite kapacitetet po pajisjet, maqinat nuk mund të prodhojnë aq sa janë t’u apliku, dmth janë rreth 4000 pasaporta në ditë… për shkak liberalizimit kemi rritje, dikun rreth 36 mijë kanë apliku për pasaport në muajin dhjetor”, tha Blerim Camaj për RTV21.
Qytetarët e Kosovës tashmë mund të lëvizin lirshëm në zonën shengen.