Ushtruesi i detyrës së kyeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka kërkuar shtimin e numrit të mbrojtësve të viktimave të cilët brenda vitit trajtojnë rreth tre mijë raste të ndryshme të viktimave të krimit.
Rreth 3 mijë raste të viktimave të krimit trajtohen brenda vitit

Ai mori pjesë në Konferencën kushtuar Ditës së BE-së Kundër Trafikimit me Njerëz dhe lansimit të fushatës Kundër Trafikimit me Njerëz, të organizuar nga Autoriteti Kombëtar për Parandalimin dhe Luftimin e Trafikimit të qenieve njerëzore.
Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve, Kelmendi ka folur për përkushtimin e institucionit të Prokurorit të Shtetit lidhur me trajtimin e rasteve të trafikimit të qenieve njerëzore, caktimin e koordinatorëve në secilin prokurori për rastet e trafikimit, pjesëmarrjen e Prokurorit të Shtetit në të gjitha aktivitetet në hartimin e legjislacionit primar dhe sekondar, si dhe avancimin e bashkëpunimit me të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

