Në institucionet arsimore në Kosovë ka rënë numri i mësimdhënësve dhe nxënësve të infektuar me coronavirus, ndërsa aktualisht janë 22 shkolla duke zhvilluar mësim online (skenari C).
Zëdhënësja e Ministrisë se Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Iliriana Pylla deklaroi për Telegrafin se numri i nxënësve aktiv me coronavirus është 2 mijë e 768.
“Bazuar në informatat e pranuara nga SIA përmes DKA-ve, procesi mësimor zhvillohet me rikthim në shumicën e institucioneve edukative dhe arsimore. Nga të dhënat e pranuara ju njoftojmë se nga 775 institucione edukative dhe arsimore, 745 janë duke punuar me skenarin e rikthimit. Sipas skenarit A janë 10 shkolla, sipas skenari B, 0 shkolla, sipas skenarit C, 22 shkolla”, deklaroi ajo.





