Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, ka bërë të ditur se testi i maturës shtetërore këtë vit do të mbahet më 18 qershor.
Pupovci gjatë një konference për media ka thënë se numri i maturantëve që do t’i nënshtrohen sivjet testi.
“Testi i maturës shtetërore këtë vit planifikohet të mbahet më 18 qershor. Numri i maturantëve është diku rreth 24 mijë dhe mund të ketë edhe nxënës që vijnë nga vitet e kaluara. Testi do të organizohet sikur viteve të kaluara brenda një ditë dje i ka tri lëndë të përgjithshme dhe një zgjedhore”, ka thënë Pupovci.





