LAJME

Rreth 200 bashkatdhetarë vizituan Kuvendin e Kosovës

Rreth 200 bashkatdhetarë vizituan Kuvendin e Kosovës
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Korrik 2022, 09:38

Kuvendi i Republikës së Kosovës edhe këtë vit ka hapur dyert për bashkatdhetarët.

Në ditën e parë të këtij aktiviteti, rreth 200 bashkatdhetarë vizituan Kuvendin e Kosovës.

Gjatë qëndrimit në hapësirat e institucionit, bashkatdhetarët u pritën nga deputetë dhe zyrtarë të administratës, duke u njohur nga afër me punën dhe mënyrën e funksionimit të kuvendit.

Në kuadër të aktiviteti tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”, dyert e kuvendit do të jenë të hapura edhe të martën, më 19 korrik, nga ora 8 deri në 16.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika