Raportohet se rreth 20 vende janë shprehur të interesuara të bëhen pjesë e “Koalicionit të të gatshmëve” për të ndihmuar Ukrainën.
Disa zyrtarë britanikë deklaruan se dje është thirrur një takim për të biseduar rreth sigurimit të garancive të sigurisë pas çdo marrëveshje paqësore, shkruan BBC.
Nuk dihet nëse secili prej vendeve, të cilat janë kryesisht nga Evropa dhe Komonuelthi, do të dërgojnë domosdoshmërisht trupa, por disa mund të ofrojnë mbështetje tjetër.





