LAJME

Rreth 1700 ankesa ndaj policëve në vitin 2022

Rreth 1700 ankesa ndaj policëve në vitin 2022
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Mars 2023, 12:06

Inspektorati Policor i Kosovës ka trajtuar 1 mijë e 697 ankesa në vitin 2022. Rreth 66 për qind prej tyre i ka adresuar për hetime disiplinore në Polici, kurse 34 për qind për hetim penal.

Kryeshefi i Inspektoratit Policor, Kushtrim Hodaj ka thënë se vitin e kaluar kanë rekomanduar edhe arrestimin e 167 punonjësve policorë.

Si sukses të IPK-së, Hodaj ka përmendur edhe luftimin e korrupsionit brenda Policisë së Kosovës.

Ai ka thënë se synimi i tyre është fuqizimi i integritetit policor.

Nga deputetët opozitarë janë ngritur shqetësime për rekrutimin e njësitit të specializuar në mbrojtjen e afërt.

Sipas tyre, diskualifikimi i disa prej zyrtarëve policorë pas kalimit të gjitha trajnimeve ka qenë për arsye politike.

Mirëpo, Hodaj ka thënë se ndër kriteret shtesë për secilin rekrutim të njësive të specializuara është edhe verifikimi i së kaluarës.

Sipas tij, ky mund të jetë kriteri që disa prej kandidatëve nuk e kanë kaluar.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika