• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Saturday, June 3, 2023
TV Prizreni
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
TV Prizreni
No Result
View All Result
Home LAJME

Rreth 150 punëtorë të Telekomit marrin paga pa shkuar fare në punë

tvprizreni by tvprizreni
July 17, 2021
in LAJME, VENDI
0
Rreth 150 punëtorë të Telekomit marrin paga pa shkuar fare në punë
0
SHARES
59
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rreth 150 punëtorë të Telekomit të Kosovës marrin paga pa shkuar fare në punë, ndonëse shoqëria civile po kërkon hetim nga prokuroria e shtetit për këtë dukuri korruptive.

Mësohet se shumica prej këtyre punëtorëve për një kohë të gjatë madje gjenden edhe jashtë shtetit, dhe paguhen nga Telekomi.

Burime të KosovaPress thonë se të punësuarit në fjalë janë familjarë dhe të afërm të politikanëve, të ish-deputetëve, ish-ministrave dhe të tjerë të afërm me ndikim nga disa subjekte politike.

“Një numër i madh, prej rreth 150 njerëzish, vazhdojnë ta dëmtojnë buxhetin e Telekomit, duke marrë paga për çdo muaj nga kjo kompani publike, ani pse nuk punojnë në këtë ndërmarrje dhe nuk gjenden as edhe në Kosovë. Këta njerëz janë të afërt me ish-deputet, ish-ministra dhe të afërt të anëtarëve me ndikim në subjektet politike”, thotë një burim për KP-në.

Në anën tjetër zyrtarë të menaxhmentit të Telekomit theksuan për KosovaPress se ka pasur sinjalizime për keqpërdorime të mundshme të kësaj natyre, por me një afat optimal menaxhmenti i ri në Telekom do të merret me prioritet me këtë çështje dhe do të marrë masat e nevojshme në të gjitha rastet.

“Duke qenë se nuk ka pasur sinjalizime nga departamentet, të cilat janë përgjegjëse për evidentimin e prezencës në punë, por duke pranuar se ka pasur sinjalizime nga kanale të tjera për keqpërdorime të mundshme të kësaj natyre, në një afat optimal menaxhmenti (i ri) do të merret me prioritet me këtë çështje dhe do të marrë masat e nevojshme në të gjitha rastet, kur gjejmë fakte për shkelje të kësaj natyre, për të cilat po interesoheni ju”, thotë në një përgjigje me shkrim Fadil Lepaja nga Departamenti për Relacione me Publikun në Telekomin e Kosovës.

Për këto pretendime se deri ku kanë shkuar hetimet nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike, Policia e Kosovës nuk është përgjigjur për KosovaPress.

Edhe kryetari i Sindikatës në Telekom, Lamih Balaj ka pranuar se është një numër i madh i personave që kanë kontratë, por që nuk kanë qenë asnjë ditë në zyrat e Telekomit.

“Kjo është shumë e vërtetë. Ka njerëz që ndoshta jetojnë edhe jashtë, dhe saktësisht nuk mundem me thënë në numër. Por, unë besoj që numri është më i madh se sa që e theksuat ju i atyre që ndoshta marrin pagë dhe nuk e dinë se ku është Telekomi i Kosovës. Kjo është urgjencë e cila bashkërisht besoj që me menaxhmentin aktual, me Ministrinë e Ekonomisë, por edhe në Zyrën e Kryeministrit për të kërkuar që të shkohet me një ristrukturim të mirëfilltë”, thotë ai.

Balaj po kërkon që të paditen të gjithë ata persona që kanë keqpërdorur Telekomin e Kosovës.

“Të gjenden të gjithë ata shkaktarët dhe ata njerëz të cilët kanë marrë paga në Telekomin e Kosovës pa qenë asnjëherë në punë. Ata njerëz nuk e kanë vendin në Telekomin e Kosovës, ndaj tyre ishte dashur me u bërë edhe një padi në gjykatë për keqpërdorim të pozitës zyrtare për kthimin e atyre mjeteve të cilat i kanë marrë kundërligjshëm prej Telekomit të Kosovës. Se kush i ka mbrojtur dhe kush i ka sjellë, janë burimet njerëzore që duhet me i gjetur dhe kush janë ata persona”, thotë ai.

Kjo dukuri po kritikohet edhe nga shoqëria civile.

Florent Spahiu nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) punësimet e tilla në Telekom po i cilëson si korrupsion të pastër, andaj kërkon kthimin e mjeteve të përfituara kundërligjshëm dhe sjelljen e tyre para drejtësisë.

“Kjo është jashtë çdo norme. Për këta njerëz, unë konsideroj që menaxhmenti duhet të vendoset para përgjegjësisë për keqpërdorim të parasë publike meqë Telekomi sikur në çdo ndërmarrje është para publike. Megjithatë, edhe ata persona që kanë përfituar duhet të ndiqen për përfitim të kundërligjshëm… Ligji është më i fuqishëm se gjithë deputetë bashkë e gjithë ministrat e ish-ministrat. Pra, para ligjit duhet të jemi të gjithë të barabartë dhe konsideroj që për këtë rast Prokuroria e shtetit do të duhej me hapur hetim dhe me i sjellë para përgjegjësisë edhe ata persona që i kanë punësuar këta dhe ata persona që kanë përfituar në emër të këtyre njerëzve, për shkak se duket që është korrupsion i pastër”, thotë Spahiu.

Pavarësisht kritikave të vazhdueshme ndër vite nga partitë opozitare dhe shoqëria civilenumri i të punësuarve vazhdimisht është rritur në Telekom, e që është rreth 2 mijë e 400.

Premium WordPress Themes Download
Download Nulled WordPress Themes
Download Nulled WordPress Themes
Download Best WordPress Themes Free Download
udemy paid course free download
download huawei firmware
Download Best WordPress Themes Free Download
udemy course download free
Previous Post

Kurti zgjat qëndrimin jashtë shtetit, pas Greqisë e Francës shkon në Belgjikë

Next Post

Zhduket një shqiptare pas përmbytjeve në Gjermani

Next Post
Zhduket një shqiptare pas përmbytjeve në Gjermani

Zhduket një shqiptare pas përmbytjeve në Gjermani

Të Fundit

Rama falënderon BE-në që po i bën presion Kosovës për zgjidhjen e situatës në veri

Rama falënderon BE-në që po i bën presion Kosovës për zgjidhjen e situatës në veri

June 3, 2023
Ambasadori rus thotë se situata në Kosovë mund të çojë në gjakderdhje në tërë Ballkanin

Ambasadori rus thotë se situata në Kosovë mund të çojë në gjakderdhje në tërë Ballkanin

June 3, 2023
BE: Qetësia të rivendoset urgjentisht ose do të ketë pasoja

BE: Qetësia të rivendoset urgjentisht ose do të ketë pasoja

June 3, 2023
OSBE me 9 hapa për Veri: 4 kryetarët të japin dorëheqje në verë, zgjedhjet e reja brenda vitit

OSBE me 9 hapa për Veri: 4 kryetarët të japin dorëheqje në verë, zgjedhjet e reja brenda vitit

June 3, 2023
TV Prizreni

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kategoritë

  • ARGËTIM
  • EKONOMI
  • FAMILJE
  • LAJME
  • OPINIONE
  • PRIZRENI ME RAJON
  • RAJONI DHE BOTA
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
  • VENDI

Të Fundit

Rama falënderon BE-në që po i bën presion Kosovës për zgjidhjen e situatës në veri

Rama falënderon BE-në që po i bën presion Kosovës për zgjidhjen e situatës në veri

June 3, 2023
Ambasadori rus thotë se situata në Kosovë mund të çojë në gjakderdhje në tërë Ballkanin

Ambasadori rus thotë se situata në Kosovë mund të çojë në gjakderdhje në tërë Ballkanin

June 3, 2023
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.