LAJME

Rreth 15 për qind, ZRrE-ja nesër pritet të marrë vendim për shtrenjtimin e rrymës

Rreth 15 për qind, ZRrE-ja nesër pritet të marrë vendim për shtrenjtimin e rrymës
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Mars 2023, 17:42

Zyra e Rregullatorit të Energjisë(ZRrE) nesër (e enjte) pritet të marrë vendim për shtrenjtimin e tarifave të energjisë elektrike për rreth 15 për qind.

Zyrtarë të ZRrE-së kanë bërë të ditur për Kosovapress se të Hyrat e Lejuara e Lejuara Maksimale pritet që tarifat përfundimtare për konsumator të rriten rreth 15 për qind, tarifa të cilat pritet të hyjnë në fuqi nga 1 prilli.

“Në bazë të raporteve për të Hyrat e Lejuara e Lejuara Maksimale pritet që tarifat përfundimtare për konsumator të rriten rreth 15%, sidoqoftë vlera e saktë e rritjes do dihet pas aplikimit të palëve për tarifa”, thuhet në përgjigjen e ZRrE-së.

Nga ZRrE janë përgjigjur se Bordi I këtij institucioni, nesër në seancën e dytë me radhë për këtë vit do te shqyrtoj propozimin për të Hyrat e Lejuara Maksimale për KOSTT, KEDS dhe KESCO.

Pas vendimmarrjes së Bordit për të Hyrat e Lejuara Maksimale të Licencuarit KOSTT, KEDS dhe KESCO aplikojnë për tarifa.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika