Në Kosovë janë 11 mijë e 909 raste aktive me koronavirus. Nga fillimi i pandemisë e deri më sot pozitiv me Covid-19 kanë rezultuar 81 mijë e 392 persona, ndërkaq nga ta të shëruar deri tani janë 67 mijë e 731 persona kurse të vdekur janë 1 mijë 752 persona.
Të shtunën, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar edhe 771 raste pozitive me koronavirus, nga 3 mijë e 937 mostra të testuara.





