Qeveria “Hoti” sa ishte në pushtet ua kishte mundësuar kontributpaguesve të tërhiqnin 10 për qind të kursimeve pensionale në kuadër të Ligjit për Rimëkëmbje.
Interesimi i qytetarëve për t’i tërhequr këto mjete ka qenë mjaft i madh.
Janë rreth 11 mijë persona që kanë aplikuar për shumë 10 euro e më pak.
E për këtë zëdhënësi i Trustit, Jeton Demi thotë se gjendja ekonomike e qytetarëve nuk është në gjendje aspak të mirë.
“Fatkeqësisht numri i atyre që kanë aplikuar për tërheqje edhe të 10 eurove e më pak është i lartë. Janë 11.004 persona deri më tani që kanë aplikuar për bilance për terheqje deri në 10 euro, dmth që kanë pas kursime deri në 100 euro, dhe që tregon gjendje aspak të mirë ekonomike te një numër jo të vogël të qytetarëve, ashtu si për bilancin të tërhequra deri 50 euro, pra prej kursimeve pensionale deri ne 500 euro kanë aplikuar 60.502 kontribuues deri me tani, dhe në fakt këta që kanë aplikuar këtë shumë përbejnë 44.7 % e krejt aplikuesve të mundshëm në këtë kategori”, tha Demi për Front Online.