Rreth 10 mijë tifozë pritet të jenë të pranishëm në stadiumin “Fadil Vokrri”, për ndeshjen Kosovë-Qipro.
Lajmi u bë i ditur nga gazetari Arlind Sadiku.
Kjo ndeshje do të jetë e vlefshme për vendin e dytë në grupin e tretë të Ligës C.
Në rast të fitores “Dardanët” do ta sigurojnë mbijetesën në këtë ligë.
Ndeshja nis në orën 20:45.