LAJME

Rreth 1 mijë gjoba brenda 24 orëve për shkelje të masave anti-Covid

Rreth 1 mijë gjoba brenda 24 orëve për shkelje të masave anti-Covid
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Gusht 2021, 12:35

Rastet me COVID-19 në Kosovë kanë shënuar rritje të madhe.

Si pasojë janë shtuar edhe patrullimet policore, të cilat po i gjobitin qytetarët për mosrespektim të masave antiCOVD.

Në 24 orët e fundit janë shqiptuar 978 gjoba të tilla.

Edhe tiketat në trafik janë të një numri të madh. Brenda një dite u gjobiten 1450 shoferë për shkelje të rregullave të komunikacionit.

Po ashtu për vepra të ndryshme penale janë arrestuar 22 persona, ku 15 prej tyre janë dërguar në mbajtje.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika