- Reklama -

Rrëshqet rruga Prevallë- Shtërpcë, vështirësohet qarkullimi

Një pjesë e rrugës Prevallë-Shtërpcë ka rrëshqitur, duke e vështirësuar qarkullimin e lirë të automjeteve në këtë aks rrugor. Udhëtarët thonë se, kjo përbën rrezik sidomos për ata që nuk e njohin terrenin. Sipas menaxherit për mirëmbajtjen e rrugëve, intervenimi do të nisë javën e ardhshme.

Vetëm pak metra poshtë Prevallës, rruga që shkon drejt Brezovicës, ka pasur rrëshqitje të dheut. Udhëtarët që e frekuentojnë më së shumti këtë segment rrugorë thonë se kjo pjesë e rrugës është shumë e rrezikshme, sidomos për ata që nuk e njohin terrenin.

- Reklama -

“Kjo rrugë nuk duket, kur bie bora kjo ka qenë e mbushur edhe këto sinjalistikat nuk shihen, kështu që është shumë e rrezikshme, unë për vete e njof rrugën, por për këta që vijnë nga Shqipëria është shumë- shumë e rrezikshme”, tha Arjan Malo, udhëtar.

“Shumë e rrezikshme, është moment dhe kthesë shumë e madhe, është rrezik shumë serioz, tash e një muaj është, nuk ka intervenuar kush, veç këto shenjat i kanë vendos”, tha Behar Fetahu, udhëtar.

Më shumë në këtë rrugë rrezikohen autobusët me turistë, pasi këtu duhet të kalohet me shumë kujdes dhe vetëm në njërën korsi.

“Rrezik shumë rrezik është, për njerëzit nga Shqipëria me autobus dhe me kombi , këtu është shumë rrezik, nuk po shohin asgjë as inspektorati e as komuna”, tha Faredin Hasanagiq, udhëtar.

” Kualiteti i punës është shumë i dobët për atë edhe ka rrëshqitur rruga, kjo është shumë rrezik. I kontaktuar nga RTK, menaxheri i mirëmbajtjes së rrugëve në këtë pjesë të magjistrales Prevallë-Shtërpcë, Skënder Kuka, tha se rruga ka rrëshqitur një javë më par. Sipas tij, deri më tani është vendosur vetëm sinjalistika dhe është bërë kërkesë në ministrinë e infrastrukturës për të intervenuar, gjë që pritet të fillojë javën e ardhshme”, tha Milorad Markoviq, udhëtar./RTK/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Trump mbylli Zërin e Amerikës, Biberaj: “Kapitull i trishtë”

Presidenti Donald Trump ka nënshkruar dje një urdhër për...

Punime në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prizren, nesër do të ndërpritet furnizimi me ujë në këto zona

KRU "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka njoftuar se për...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort