Në kuadër të aktiviteteve të planifikuara të regjimenteve të këmbësorisë së Komandës së Forcës Tokësore të FSK-së, janë zhvilluar aktivitete të ndryshme trajnuese, përgatitore dhe garuese.
Sipas FSK-së, aktivitetet kanë synuar avancimin e aftësive individuale dhe ekipore, përmes forcimit të përgatitjes fizike dhe psikologjike, përsosjes së shkathtësive ushtarake, si dhe zhvillimit të punës ekipore, disiplinës, koordinimit dhe reagimit efektiv.





