LAJME

Rrënohet objekti që kishte bllokuar rrugën e tranzitit të ri

Rrënohet objekti që kishte bllokuar rrugën e tranzitit të ri
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Shkurt 2023, 16:39

Me 20 prill të vitit 2013,  kishin filluar punimet në realizimin e projektit të tranzitit nga komuna e Prizrenit, e një pjesë e projektit jo e plotë ishte përuruar dy vite më pas nga ish qeveria lokale. Projekti nuk është përfunduar në tërësi, pasi pronari i një shtëpie që ishte paraparë të rregullohet rruga, Faik Kryeziu, nuk kishte arritur marrëveshje për kompensim të pronës.

Pas shumë negociatash e  pericepish me qeverisjen Muja dhe atë Haskuka, rruga mbeti e bllokuar që nga ajo kohë. Por, ditën e sotme, filloi rrënimi i këtij objekti dhe zhbllokimi i rrugës. Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, tha se, në bashkëpunim me familjen dhe pronarët, sot u rënua shtëpia në rrugën e re transitore që lidh magjistralen për në Prishtinë dhe Gjakovë, nga hyrja e lagjes “Dardania” për në “Arbanë”.

Ky segment rrugor do ta bëjë shkarkimin e trafikut në Prizren dhe do të shërbej për qasje më të lehtë e më të shpejtë të banorëve të kësaj zone në qytet,tha kryetari Totaj.

Përfaqësuesi i familjes, Luan Kryeziu, tha se gjithmonë na rënduar presioni se ne jemi fajtor për bllokimin e kësaj rruge, mirëpo, tha ai, një gjë e tillë për fat të keq ka zgjatur shumë, për shkak se akterët për marrëveshje në të kaluarën nuk kanë qenë persona të duhur. Edhe drejtori i Inspektorateve, Islam Ukimeri, falënderoi familjen për bashkëpunim në zgjidhjen e këtij problemi, dhe tha se brenda një afati gjashtë mujor pritet të përfundojë projekti I nisur shumë kohë më pare.

Gjatë rrënimit të këtij objekti, ka asistuar policia, ndërsa situate ka kaluar e qetë dhe pa asnjë problem.

 

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika