Një rrëfim i zakonshëm do të ishte kësisoj: një ushtare erdhi në Kosovën e pasluftës më 1999, kreu misionin dhe u kthye atje prej nga vinte. Por ky nuk është rasti me tash veteranen kanadeze Sophie Boisvert Levesque.
Aterrimi si ushtarake është vetëm një moment: pikënisja e dashurisë së saj me njerëzit dhe vendin. Në ditët e para të lirisë takoi edhe 21 fëmijë, iu kthye Kanadasë e s’mund të pajtohej me këtë.





