• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Saturday, March 25, 2023
TV Prizreni
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
TV Prizreni
No Result
View All Result
Home LAJME

Rrëfimi ekskluziv i Artur Mrasorit: Çka ndodhi atë ditë në Zhur ku mbeti i vdekur një zyrtar policor

tvprizreni by tvprizreni
November 14, 2020
in LAJME, VENDI
0
Rrëfimi ekskluziv i Artur Mrasorit: Çka ndodhi atë ditë në Zhur ku mbeti i vdekur një zyrtar policor
0
SHARES
8.6k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zyrtari i Policisë së Kosovës tashmë i njohur për publikun, Artur Mrasori, i cili i mbijetoi shpërthimit të datës 28 janar të këtij viti në Zhur të Prizrenit, është deklaruar për herë të parë për këtë ngjarje në Prokurorinë Themelore të Prizrenit.

Gazeta Sinjali ju sjell rrëfimin ekskluziv të Artur Mrasorit, afër 10 muaj pasi ndodhi ngjarja tragjike ku humbi jetën kolegu i tij, zyrtari policor, Sami Thaqi.

Mrasori e ka përshkruar në detaje të gjithë ngjarjen që ndodhi atë natë, deri në momentin kur ai u dërgua për në Turqi.

Cila ishte arsyeja e operacionit në shtëpinë ku ndodhi ngjarja tragjike?

Gjithçka filloi kur Policia kishte marrë një thirrje nga familjarët e Iran Badallit nën dyshimet për posedim të lëndëve narkotike nga i dyshuari Badalli, thotë Artur Mrasori.

“Në mbrëmjen e datës 28 janar 2020, rreth orës 19:00 isha në automjetin zyrtar me kolegun Jetmir Hasanaj në patrullim, kur kemi pranuar një thirrje telefonike nga qendra e thirrjeve “golf kontrolli” kur kemi pranuar një informacion se një person kishte njoftuar qendrën e thirrjeve se në shtëpinë e tyre ishin disa qese me drogë në dhomat e katit të dytë, të cilat i kishte fshehur i dyshuari (babai) Iran Badalli.

Zyrtari policor i cili na ka dhënë informacionin theksoi se vajza ishte e mitur dhe e moshës 7 vjeçare. Të njëjtin informacion ia kam dhënë shefit të njësisë së antidrogës, Rreshterit Arsim Bytyqi dhe kemi vazhduar me patrullim”, ka deklaruar Mrasori në Prokurori.

Sipas Mrasorit, ai dhe kolegu i tij Jetmir Hasanaj, nuk patrulluan gjatë, pasi që morën informacionin se kishin leje për bastisje në shtëpinë e Iran Badallit.

Çfarë ndodhi me të hyrë në shtëpi?

“Me të arritur te shtëpia e të pandehurit Iran Badalli, fillimisht kanë hyrë pjesëtarët e NJRSH-së pasi i dyshuari kishte të kaluar kriminale, më pastaj kemi hyrë edhe ne pjesëtarët-hetuesit e Njësisë së Antidrogës.

Në katin përdhesë aty kemi vërejtur dy fëmijë të cilët ishin lakuriq dhe të lagur, sapo kishin dalë nga banjo, të njëjtit i kemi fshirë dhe i kemi ndihmuar që të vishen, ku gjatë kësaj vajza më ka njoftuar se ajo kishte thirrur në qendrën e thirrjeve dhe kishte njoftuar se babai i saj kishte sjellë drogë në shtëpinë e tyre, përkatësisht në dhomën e katit të dytë, por më është lutur që të mos i tregoja atij, se ajo e kishte njoftuar qendrën e thirrjeve, ajo gjithashtu më ka njoftuar se babi i tyre vazhdimisht i rrahte dhe i kërcënonte t’i mbyste”, tha Mrasori.

Derisa zyrtari policor Artur Mrasori, ishte ulur në gjunjë dhe fliste me vajzën e të dyshuarit, në ato momente kishte telefonuar Iran Badalli në telefonin e vajzës së tij, ku u përgjigj polici Mrasori dhe i kërkoi atij të shkonte në shtëpi, por që i njëjti kishte refuzuar.

“Vajza e tij më ka thirrur që të shkojë në katin e dytë së bashku me të dhe më ka njoftuar se ajo e kishte parë babin e saj duke e vendosur drogën në shtratin e fëmijëve dhe një pjesë e kishte vendosur brenda një sfungjeri të mbështjellur, më pastaj e njëjta është afruar te shtrati i fëmijëve dhe ka filluar t’i heq rrobat nga shtrati i fëmijëve, e më pastaj jam afruar edhe unë te shtrati dhe kam filluar që të shikoj.”

Gjatë kësaj kohe, Mrasori ka deklaruar se ka biseduar me vajzën e të dyshuarit, e cila i ka treguar se prindërit janë ndarë dhe nëna e ka këshilluar që ta thërrasë policinë.

“Kam filluar të bisedojë me vajzën dhe e kam pyetur se ku ishte e ëma e tyre dhe e njëjta më ka njoftuar se prindërit janë ndarë dhe nëna e saj jetonte në fshatin Brenzne, te prindërit e saj.

Pastaj unë e kam pyetur se a komunikon me nënën e saj dhe e njëjta më ka njoftuar se nuk kishte qenë e lejuar të komunikojë më nënën e saj deri në ditën e ngjarjes kritike, ku atë ditë kishte biseduar më të dhe i kishte treguar se babai i saj po i malltretonte ata. Nëna e saj e kishte sugjeruar që të kontaktonin në 192, Policinë në Prizren, pasi që sipas vajzës ajo disa herë i kishte njoftuar policët e Zhurit, mirëpo të njëjtit kanë thënë se nuk kemi cfarë t’i bëjmë Iran Badallit.

Gjithashtu vajza theksoi se babai i saj vazhdimisht bisedonte përmes telefonit me një djalë që jetonte në Prishtinë dhe i njëjti e ftonte të dyshuarin Iran Badallin që t’i lë fëmijët dhe të shkojë të jetojë në Prishtinë.

Për ta sqaruar unë e kam pyetur se personi qe kontaktonte babai i saj, a ishte mashkull apo femër, ajo kishte thënë se është mashkull dhe se babai i tyre e kishte shitur të gjithë dhomën e gjumit dhe gjësendet tjera në shtëpi“, deklaron Mrasori.

Pas kësaj bisede, ndodhi ngjarja e dhimbshme në katin e dytë të asaj shtëpie, në të cilën Mrasori me kolegët e tij kishin nisur operacionin.

Artur Mrasori rrëfen momentin kur ndodhi shpëthimi në atë shtëpi

“Në ato momente në katin e dytë ka ardhur i ndjeri Sami Thaqi, i cili e ka larguar vajzën nga aty dhe që të dy ishim në gjunjë brenda në dhomë në afërsi të krevatit të fëmijëve dhe i njëjti më është drejtuar me fjalët “babush kqyrë çka gjeta”, pastaj unë i kam thënë cka dhe jam kthyer në drejtim të tij ku kam vërejtur se në duart e tij ishte një pako në formë të boksit të cigareve me ngjyrë të gjelbër dhe në ato momente unë e kam dëgjuar një zhurmë “biiip” në vesh, një nxehtësi të lartë në trup dhe një dritë në sy (blic) pastaj kam dëgjuar Arsim Bytyqin duke thënë se çfarë ndodhi kështu.”

“Sami, ku je, ku je, hajde…”, Mrasori deklaron ngjarjen në detaje se si e kërkoi të ndjerin Sami Thaqi në atë moment tragjik.

“Më pastaj kam filluar që të lëvizë këmbët, pastaj duart, kam filluar që ta thërras vazhdimisht kolegun tim Samiun, ku je, ku je, hajde, më pastaj kam dëgjuar që dy kolegët, pjesëtarë të NJRSH-së Po, ku njëri nga ta ishte Faton Veseli, të cilin e kam njohur në bazë të zërit, i cili me të hyrë në dhomë ka bërë “kuku”, pastaj njëri nga dy kolegët ma ka mbuluar fytyrën me një rrobë dhe ka thënë që hajde t’i lëmë dhe ta njoftojmë emergjencën, mirëpo Fatoni I ka thënë që nuk mundem t’i lëmë këta në këtë gjendje dhe përmes radiolidhjes e kanë njoftuar “golf kontrollin” dhe kanë kërkuar emergjencë”, ka deklaruar Mrasori.

Mrasori tutje rrëfeu se si e dërguan deri në Spitalin e Prizrenit, e më pas edhe kur u nis në Turqi për shërim.

“Nga Prizreni jam dërguar urgjentisht për në QKUK, e nga ai moment kur kam shkuar në QKUK e deri në Turqi, nuk mbaj mend asgjë. Më vonë kam kuptuar se atë natë kur jam dërguar në QKUK jam operuar në fytyrë, fyt, krah, gjoks dhe sy. Në Turqi i kam pasur edhe 6 operacione tjera”, përfundon deklarata e Artur Mrasorit, policit që shpëtoi nga ky shpërthim.

Prokuroria e Prizrenit po e heton të dyshuarin Iran Badallin për “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” dhe “armëmbajtje pa leje të armëve”.

/GazetaSinjali/

Download Nulled WordPress Themes
Download Nulled WordPress Themes
Download Premium WordPress Themes Free
Download WordPress Themes
free online course
download huawei firmware
Download Best WordPress Themes Free Download
udemy paid course free download
Previous Post

U kap 55 minuta pasi i skadoi patentshoferi, policia gjermane dënon kosovarin

Next Post

Njoftim me rëndësi nga ATK: Kështu mund të pajiseni me leje për lëvizje

Next Post
​A do të luaj Ronaldo ndaj Barcelonës?

Njoftim me rëndësi nga ATK: Kështu mund të pajiseni me leje për lëvizje

Të Fundit

Kombëtarja e Zvicrës do të përballet sonte me Bjellorusinë në Serbi

Xhaka titullar në formacionin e Zvicrës

March 25, 2023
U.d. i kryeprokurorit të shtetit: Edhe ata që na kritikojnë i pranojnë sukseset tona

U.d. i kryeprokurorit të shtetit: Edhe ata që na kritikojnë i pranojnë sukseset tona

March 25, 2023
BE: Në ditët në vijim nisim me hapat e parë të fazës së zbatimit të marrëveshjes

BE: Në ditët në vijim nisim me hapat e parë të fazës së zbatimit të marrëveshjes

March 25, 2023
Fluks i madh i fëmijëve të prekur nga viruset sezonale, për 24 orë deri në 150 vizita në Emergjencën Pediatrike në QKUK

Fluks i madh i fëmijëve të prekur nga viruset sezonale, për 24 orë deri në 150 vizita në Emergjencën Pediatrike në QKUK

March 25, 2023
TV Prizreni

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kategoritë

  • ARGËTIM
  • EKONOMI
  • FAMILJE
  • LAJME
  • OPINIONE
  • PRIZRENI ME RAJON
  • RAJONI DHE BOTA
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
  • VENDI

Të Fundit

Kombëtarja e Zvicrës do të përballet sonte me Bjellorusinë në Serbi

Xhaka titullar në formacionin e Zvicrës

March 25, 2023
U.d. i kryeprokurorit të shtetit: Edhe ata që na kritikojnë i pranojnë sukseset tona

U.d. i kryeprokurorit të shtetit: Edhe ata që na kritikojnë i pranojnë sukseset tona

March 25, 2023
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.