LAJME

Rrahmon Përteshi, menaxher i ri i KB ” Bashkimi”, rikthehen edhe Arpagjik’t

Rrahmon Përteshi, menaxher i ri i KB ” Bashkimi”, rikthehen edhe Arpagjik’t
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Tetor 2022, 19:25

Përmes një njoftimi për publik, kryesia e KB ” Bashkimi” ka bërë të ditur se ka emëruar menaxher të ri të klubit, Rrahmon Përteshin, ndërsa ky vendim është mirëpritur edhe tifo grupi prizrenas ” Arpagjik’t”, të cilët deri më tani kanë qenë në bojkot, kanë bërë të ditur këta të fundit.

Postimi i plotë:

Njoftim për publikun! 🟠⚫

Të nderuar qytetarë,
Të nderuar simpatizant të Klubit Basketbollistik Bashkimi,

Kemi kënaqesinë të ju njoftojmë se kryesia e KB “BASHKIMI” ja ka besuar pozitën e menaxherit kryesor të klubit z. Rrahman Përteshi, për të udhëhequr klubin tonë çdo herë për të arritur suksese më të larta basketbollistike.

Z. Përteshit i urojmë suksese në detyrën e re!

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika