SPORT

Rrahmani ua bën me dije rumunëve: Do të festoj me shqiponjë sa herë të më jepet rasti

Rrahmani ua bën me dije rumunëve: Do të festoj me shqiponjë sa herë të më jepet rasti
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Shtator 2023, 11:05

Albion Rrahmani ishte protagonist i Rapid Bukureshtit mbrëmë në fitoren 3:1 ndaj Clujit.

Sulmuesi kosovar i realizoi dy gola dhe e bëri një asistim.

E pas golit të dytë personal, përfaqësuesi kosovar festoi duke e formuar me duar shqiponjën dykrenore, një simbol ky i shqiptarëve.

E rumunët e kanë pyetur ish-futbollistin e Malishevës dhe të Ballkanit për festimin e tij dhe për domethënien e tij, ndërsa 23 vjeçari ishte i qartë në përgjigjen e tij.

Madje, ai nuk e ka ndërmend të ndalet në këtë aspekt.

“Unë jam nga Shqipëria, saktësisht nga Kosova. Kam luajtur atje. Gjaku im është shqiptar dhe dua t’i inkurajoj shqiptarët gjithmonë kur kam mundësi”, deklaroi Rrahmani për mediat rumune.

Ai i ka realizuar 6 gola në 4 ndeshje me ekipin rumun, të cilit iu bashkua gjatë verës nga Ballkani.

Nëse vazhdon me këtë formë, Rrahmani mund të transferohet në një klub më të madh evropian gjatë verës së ardhshme.

Njëjtë si Rrahmani, edhe shumë futbollistë të tjerë shqiptarë që luajnë në diasporë kanë festuar me shqiponjë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika